Rreth dy javë më parë, Kiara dhe Luizi konfirmuan lajmin se janë në pritje të një vajze. Dyshja e njohur ka bërë publik lajmin përmes këngës më të re të Luizit “Frymë”, në klipin e së cilës Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Të shumtë kanë qenë personazhet publik që kanë uruar çiftin e njohur për këtë pritje të ëmbël por deri më tani nuk ishte vënë re një urim nga ana e Olta Gixharit.
Gjatë një bisede virtuale me 446 mijë ndjekësit e saj në Instagram, një ndër pyetjet që i është drejtuar aktores ka qenë pikërisht nëse ajo e kishte uruar Kiarën për shtatzaninë, duke qenë se nuk e besonte tek dashuria e tyre.
“E urove Kiarën për shtatzaninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre”, shkruan një ndjekëse.
“E ka uruar në privat”, përgjigjet Olta, teksa ka publikuar gjithashtu edhe urimin që i ka bërë Kiarës.
“Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë! Zoti ju bekoi, ashtu qofshti gjithmonë”.