Pas Xhensilës, Bes Kallaku konfirmon ndarjen: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten

Lajme

Pas aludimeve të shumta, Bes Kallaku i ka dhënë fund zërave, duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.

Rreth dy ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj, duke treguar se kënga e saj e re ishte një ulërim shpirti, që ishte krijuar kur ajo kishte në pritje të ëmbël me Amen.

“Lotët më mësuan se si të jem e fortë vetëm“, kështu nis videoja e shoqëruese e këngës “Lotët”. Gjithashtu mes rreshtave thuhet se “doje të më jepjë mbiemrin, m’the ske për tia dalë, jetën ti nuk ma ndal”.

Pas Xhensilës, ka qenë aktori i humorit, Bes Kallaku që ka konfirmuar ndarjen, duke u shprehur se martesa e tyre ka marrë fund dhe se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten e tij.

Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në internet, Besi shprehet:

“Gocën e shoh pak më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra, disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Eshtë e vështirë kjo. Por e rëndësishme është të jenë mirë. Duhet të jemi falenderues sepse ne jemi nga ata që nuk vlerësojmë ditët e mira, Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet””, shprehet Besi

Thashethemet për një ndarje me çiftiti nisën të qarkullonin rreth muajit janar, ku si pikënisje e këtyre spekulimeve ishte fakti se Besi dhe Xhensila nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Gjithashtu, prej disa kohësh nuk kishte publikuar postime si çift në këtë rrjet social. Madje veprimet që kanë ngritur akoma më shumë dyshimet, sihte fakti se dyshja kishte fshirë thuajse çdo postim në të cilin shfaqeshin së bashku.