Pas suksesit me RHLM, Min 3 po përgatit një tjetër surprizë për ju

Pas suksesit me “RHLM”, Min 3 po përgatit një tjetër surprizë për ju

Lajme

Rreth dy muaj më parë, Min 3 publikoi një prej këngëve mjaft të bukura të repertorit të tij, “RHLM”, me një mesazh mjaft të rëndësishëm.

I vërtetë deri në vdekja” është kuptimi i këtij titulli, përmes të cilit artisti tregoi qartë se nuk do të kopjojë asnjëherë por do të vijë origjinal.

Kjo këngë vazhdon të jetë gjithashtu pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që ende është duke shijuar suksesin e projektit “RHLM”, i cili vazhdon të transmetohet në programet e ndryshme të Melody TV, artisti ka vijuar punën për projektin e radhës, për të cilin shprehet se do të jetë mjaft premtues.

“Do jetë një stil pak ndryshe” është shprehur këngëtari për Melody TV.

Derisa kënga e re të dalë, ne ju sugjerojmë të shijoni këngën “RHLM”.