Pak kohë më parë, këngëtari shumë i dashur i muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili u infektua nga COVID-19. Pas komplikacionesh të shumta ai u dërgua me urgjencë në Itali ku mori të gjithë trajtimin e nevojshëm. Ende nën kujdesin e mjekëve, Qamili ka dhënë intervistën e tij të parë nga shteti fqinj për të folur rreth kësaj eksperience shumë të vështirë.
Në një rrëfim për “TV1 Channel”, këngëtari tha ka kaluar periudhën më të rëndë të jetës dhe këshillon të gjithë qytetarët të ndjekin me rreptësi rregullat anti-COVID dhe të mos e marrin stiuatën për të mirëqenë. Sakaq, ai shtoi se tani që e ka kaluar virusin ndihet sikur ka rilindur dhe se i mungon pa fund Shkodra.
“Me të vërtetë kam kaluar një problem jashtëzakonisht shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, të dyndur në lokale, dyqane, rrini pini kafe por vendoni maskën, kini kujdes. Ma besoni për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë. Më mirë t’i thosha vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj, a më shumë. Ka qenë shumë gjendje e rëndë, megjithatë falënderoj familjen time, por kam lindur për të dytën here mbas asaj trauma të fortë që kam kaluar”.