Vesa Luma ka vendosur që këtë vit të jetë më aktive se kurrë në muzikë, të paktën këtë ka paralajmëruar këngëtarja përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Artistja, e cila prej disa vitesh u shkëput nga muzika për shkak të zhvendosjes së saj në Zelandën e Re, ka publikuar një fotografi në Instastory, ku ka premtuar se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re, duke i shpërblyer fansave të gjithë dashurinë dhe pritjen.
“Auuu çfarë keni për të dëgjuar së shpejti. Nuk do ju lë rehat këtë vit, po ju paralajmëroj, jam kthyer fuqishëm. Do jua shpërblej të gjithë dashurisë dhe pritjen. Ju premtoj”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj.