Nuk ka dasmë për prezantuesen e Top Channel nëse Fatmira Brecani nuk merr pjesë

Nuk ka dasmë për prezantuesen e Top Channel nëse Fatmira Breçani nuk merr pjesë

Lajme

E ashtëqujatur bilbili i muzikës popullore shqiptare, Fatmira Brecani ka vetëm pak ditë që ka publikuar prurjen e saj më të re muzikore, e cila i dedikohet Tropojës, veçanërisht çikave bukuroshe të asaj zone.

Me muzikë dhe orkestrim të Alban Arifit, kjo këngë sigurisht ka notat muzikore që do i shkonte më së miri dasmave shqiptare dhe pse jo të këndohet “live” në dasmën e Fjoralba Pinarit.

E ftuar në programin “E Diell” në Top Channel, Fatmira Brecani ka ndarë për publikun shqiptar shumë detaje nga karriera e saj muzikore. Notat e humorit nuk kanë munguar në këtë program, ku artistja e dashur e publikut shqiptar i ka “vënë kusht” prezatueses bukuroshe, duke i thënë se pa qënë ajo e pranishme, nuk pritet dita e dasmës për Fjoralba Pinarit.

Nuk e pret ditën e dasmës Hydajet Ponari (babi i Fjoralbës) pa kënduar unë në dasmë“, shprehet këngëtarja.