Nuk e dinte askush se ishte në pritje të ëmbël, Mariza Ikonom nënë për herë të parë!

Lajme

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka suprizuar të gjithë ditën e sotme, duke ndarë me 34 mijë ndjekësit e saj në Instagram, lajmin se është bërë nënë për herë të parë.

Artistja e njohur ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj personale. Vitin e kaluar, këngëtarja zbuloi se po shijonte një lidhje dashurie, duke mos dhënë më shumë detaje rreth partnerit të saj.

Gjithçka që ajo zbuloi në atë kohë, ishte fakti që e kishte njohur të dashurin e saj, në një natë me yje teksa gjendej në plazh.

Në ato kohë, ajo u pyet gjithashtu nëse kishte në plan të bëhej nënë dhe përgjigjia e saj ishte: “Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur je vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”

Dhe dëshira e Marizës është plotësuar thuajse një vit më pas pasi artisja ka konfirmuar ardhjen në jetë të një vajzë, për të cilën ka zgjedhur një emër tepër të veçantë, Melody.

Mariza ka publikuar edhe dy fotografi me foshnjën, të cilat kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime.


“Dhe vjen një ditë që Zoti Të dhuron gjithë Botën dhe ta vendos atë në duart e tua! Melodia e jetës sime ! Melody Ikonomi Greço! Blendi Greço më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua ”
, ka shkruar këngëtarja e njohur bashkëngjitur fotove.