Ekskluzive: Nuk do ta besoni çfarë ka për ti thënë Edlira Arifit Gjini

Lajme

Gjin Dona, artisti i njohur i muzikës popullore të veriut na zbulon në Melody TV, më shumë karrierës dhe planeve të tij të mëtejshme muzikore.

Melody: Sapo keni publikuar videon tuaj të re me Edlira Arifi. Pse zgjodhët një artiste të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme?

Po, zgjodha Edlirën edhe sepse muzika e shqipërisë së mesme më pëlqen, por mbi të gjitha me Edën shihja një kombinim që ia vlente në këndvështrimin tim.

Melody: Si do ta përshkruanit Edën me pesë fjalë?

Edlira është kolege shumë korrekte. Zëri i saj ka përshtatshmëri me të gjitha trevat shqiptare. Ka repertor të gjerë në muzikën popullore mbarshqiptare. Është e komunikushme dhe me shumë kulturë në marrëdhenie pune me koleg. Më pëlqen vokali saj.

Melody: Ju jeni artist që punoni jo vetëm në Shqiperi por edhe jashtë saj. Në këtë periudhë ku duhet të ishit?

Po jam ndër të parët që kam punuar dhe punoj jashtë shtetit si artist, e tani duhet të isha diku në Evropë i ftuar sigurisht nga emigratët që i përshëndes nëpërmjet stacionit Melody TV duke uruar çdo të mirë.

Melody: Koncerti më i bukur ku keni marrë pjesë dhe çfarë e ka bërë aq të veçantë atë?

Shumë koncerte janë bërë dhe u jam mirënjohës nga zemra organizatorëve, poor do veçoja koncertin në vitin 2010 në Toronto, Kanada ku jam ndjerë shumë komod, për arsye se ishim shumë yje nga gjithë Shqiptaria dhe kënduam secili trevën e vet.

Melody: Do të vijoni me planet dhe rezervimet e sezonit të verës?

Po kam rezervime, gëzime familjare dhe koncerte, dhe po vazhdoj akoma rezervime.

Melody: Projekte të reja jeni duke punuar?

Po jam me një projekt ri me maestron Bekim Malsia, në Tetov që mendojmë të dalë interesante për mbarë publikun Shqiptar siç doli edhe dueti.

Melody: Mesazhi juaj për të gjithë fansat që ju ndjekin dhe ju kërkojnë në Melody TV?

Melodi TV është stacion televiziv që gjithmonë më ka pëlqyer për këngët dhe këngëtaret më të përzgjedhur të Shqiptarisë. I uroj suksese në vazhdim!