Njerëzit të frikësuar prej Covid-19, preferojnë përshëndetjen tradicionale shqiptare!

Lajme

Duke ditur se Covid-19 përhapet shumë lehtë me anë të prekjes, shmangia e kontakteve të afërta është një hap i mirë për të ndaluar përhapjen. Kështu Manastirliu ka propozuar që përshëndetja mes qytetarëve të bëhet siç është bërë në kohët më para duke vendosur dorën në zemër.

Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të “Melody TV” në Instagram, është shtruar pyetja nëse njerëzit janë dakord me propozimin e Ministres së Shëndetësisë.

Sipas votave të sondazhit 76% mendojnë se propozimi i ministres për rikthimin e përshëndetjes tradicionale të shqiptarëve është i drejtë ndërsa 24% mendojnë se është i gabuar.

 

Njerëzit të frikësuar prej Covid 19, preferojnë përshëndetjen tradicionale!