Ajo është prej zërave më të mirë të muzikës dhe së shpejti do ta shohim edhe në versionin e moderatores.
Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore. Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.
Artistja nuk e ka bërë ende të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa të gjithë ne jemi kureshtarë ta shohim në këtë rol të ri.
Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk rezultoi të ishte moderatori.