Nëse nuk do të ishte këngëtare, Eglantina Toska do të zgjidhte këtë profesion

Nëse nuk do të ishte këngëtare, Eglantina Toska do të zgjidhte këtë profesion

Lajme

Eglantina Toska, një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, momentalisht po shijon suksesin e këngës së saj “Me mua mos Luaj”, i publikuar rreth dy muaj më parë. Pavarësisht se e pati të pamundur ta performonte “live” nëpër evente të ndryshme për shkak të pandemisë, kjo këngë është një ndër këngët që dëgjohet pafund nga publiku shqiptar.

Artisja, e cila për herë të parë pas 20 vitesh po bën pushime kaq shumë të gjata, përvec talentit të saj në muzikë, dallohet edhe për sensin e saj të mirë të humorit.

Duke qënë se pandemia ka ndaluar rrjedhshmërinë e jetës normale, një ndër fushat që është prekur më shumë ka qënë muzika dhe për këtë arsye, Eglantina po mendon të ndërrojë profesion, sigurisht kjo në kuadrin e shakasë.

E pyetur nga Melody TV se cili do të ishte profesioni që ajo do të kishte zgjedhur nëse nuk të ishte këngëtare, Eglantina ka thënë se preferonte shumë dizanjin ose make-up artist, gjë që shpjegon më së miri dhe faktin se pse këngëtarja simpatike kujdeset në detajin më të vogël për pamjen e saj fizike.