Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë, gjithashtu edhe ndër më të komentuarit nga media rozë.
Së fundmi e kemi parë atë edhe ne rolin e babit të Poem, e cila dje ka festuar një vjetorin e lindjes.
Në një atmosferë të ngrohtë festive mami Sara dhe babi Ledri kanë festuar me vogëlushen e tyre këtë ditë speciale. Sigurisht që nuk kanë munguar edhe postimet në profilet e tyre sociale duke i ndarë këto momente me ndjekësit.
Në nga momentet më të ëmbla të festës ka qënë teksa Poem i vendoste babi Ledrit tortë në fytyrë ndërkohë që dëgjohen të ftuarit duke kënduar këngën e ditëlindjes. Videon e ka ndarë vet artisti në story, në profilin e tij në Instagram.