Prej muajsh këngëtarja e dashur e publikut shqiptar u përfol për një shtatzani por Xhensila u mundua ta mbante sa më sekret, duke e zbuluar vetëm pak javë më parë, në ditëlindjen e Ajkës.
Artistja, e cila është në pritje të një djali, ka ndarë me ndjekësit e saj rrugëtimin e shtazanisë së saj.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja ka këshilluar të gjitha mikeshat e saj virtuale, të cilat janë shtatzënë, që të kryejnë aktivitete fizike, si vrap, sport, yoga, kërcim si edhe shumë ecje.
Ajo gjithashtu ka shtuar se dëshiron që këtë udhëtim ta ndajë me gjithë ndjekëset e saj në Instagram, se si të gjejnë veten, të jenë më të qeta dhe të shijojnë bekimin e shtatzanisë.
“Një udhëtim plot emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…“, përfundon postimin e saj artistja.