Ata janë një ndër ciftet më të dashur të publikut shqiptar dhe bëhet fjalë për Andrra Destanin dhe Sinan Hoxhën.
Një dyshe tepër e dashuruar, familja e të cilëve së shpejti do të shtohet me një tjetër pjesëtar, vazhdojnë ta kënaqin syrin me pozitivitetin që dhurojnë përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi ka qënë Andrra, e cila ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, në përvjetorin e fejesës së tyre.
“Uroj që gjithmonë të gjejmë dashurinë dhe mbështetjen tek njëri-tjetri. Shpresoj që të kemi shumë vite pranë njëri-tjetrit. Gëzuar përvjetorin e fejesës dashuria ime“, shkruan Andrra në postimin e saj në rrjetet sociale.