Një vit më parë, Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë prindër të një djali, Theo Mal, dhe ditën e sotme, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare ka vendosur të ndajë me publikun një video emocionuese.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Fifi ka bërë një urim tepër special në ditëlindjen e parë të të birit.
Zyrtarisht në javën tënde edhe 4 ditë bir ti bën 1 vjec. Deri para se të ndjeja rrahjet e zemrës tënde nëper ekot që bëja e deri më sot që të mbaj në krahë dhe qesh kur qesh ti, qaj kur qan ti, bëhem keq kur ti je keq, do e bërtas me zë të lart, o Theo Mal që Mushi yt ka rrnu kot .
Artistja ka ndarë për herë të parë me publikun disa nga momentet me të bukura, që nga lajmi se është shtatzënë dhe deri tani që Theo Mal ka mbushur vitin.
“Të dua Theo Mal Patushi”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.