Këngëtarja Eneda Tarifa ka festuar mes miqsh datëlindjen e saj të 40-të. Ajo zbuloi se në fillim nuk kishte patur dëshirë që të festonte por me këmbënguljen e mikeshës së saj më të mirë kishte vendosur që të bënte festë. E në fakt ajo tha se në këtë dite të veçantë ka bërë 3 festa.
“Nuk doja të festoja por tani kam tre festa.”
“Me kë?!” pyet këngëtarja Era Rusi.
“Me familjen do vish kam dhe një kushëri beqar”, thotë Eneda.
“Kush tha që unë jam beqare”, ja kthen Era dhe gjithë të ftuarit shpërthejnë në duartrokitje dhe brohorima për Erën.
Sikurse edhe Eneda e thotë, paskemi fejesë e festa në vijim.