Ndryshime të mëdha në “Top 5”

Lajme

Tani jemi në periudhën e projekteve të reja. Artistët kanë lënë pas sezonin e verës dhe tashmë kanë fillar me publikimin e projekteve të reja. Kjo gjë reflaktohet gjithashtu në Top List në të cilën kemi ndryshime.

Java e kaluar solli 8 projekte të reja në listë, duke u futur në javët me më shumë hyrje të reja në gjithë historinë e klasifikimit të “Top Awards”. Kjo java nuk ka rezultuar aspak e qetë sa i përket hyrjeve të reja por edhe ndryshimeve në “Top 5”.

Vendin e parë, si kënga më e dëgjuar dhe më e votuar e javës, e mban bashkëpunimi më i fundit i Majk dhe Capital T, “Hala”. Kjo këngë këtë javë ka rrëmbyer kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Në vendin e dytë është renditur “Sicko” e Tayna-s, e cila edhe pse ka 4 javë në klasifikim, vetëm këtë javë ka mundur të futet në zonën e nxehtë të listës.

Tayna vazhdon të ketë vëmendjen e publikut edhe bashkëpunimin e saj me Dafina Zeqirin“Bye Bye“, i cili edhe pse është në javën e 14-të të saj në listë, kjo këngë vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat e dyshes, duke u renditur e treta.

Tayna ka rrëmbyer gjithashtu vendin e 4-t të klasifikimit me “Pasite”, bashkëpunimi i saj me Mc Kresha dhe Lyrical Son, i cili po ashtu ka rezultuar një super sukses.

Në vendin e 5-të pozicionohet bashkëpunimi i Majk dhe Butrint Imerit, “Sa gjynah”. Kjo këngë, e cila ka plot 32 javë në klasifikim, është ngjitur me 7 pozicione këtë javë, duke u futur në 5-shen e këngëve më të preferuara të publikut shqiptar.