Ndahet nga jeta mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj

Lajme

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj. Lajmin e dhimbshëm e ka ndarë në mediat sociale djali i tij, Fatos Qerimaj.

“Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, -ka shkruar Fatos Qerimaj në njoftimin e publikuar pak më parë.

Me rastin e 85-vjetorit të Hetem Qerimajt, u mbajt një koncert i titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, duke sjellë përvojën e gjatë të artistit, të pasuar nga brezat e tjerë të familjes.