Shuhet në moshën 86- vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Një artiste e cila ka kontrubuar shumë për muzikën shqip në 40 vite veprimtari muzikore.
Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës. Ajo ka kryer tre vjet të shkollës së muzikës në Beograd, për këndim solo dhe ka nisur karrierën e saj si këngëtare në vitin 1948 në Radio Prishtina.
Zhanret që ajo ka kënduar kanë qëë të ndryshme duke filluar nga muzika folklorike e deri tek klasikja në opera.
Nexhmije Pagarusha nga admiruesit dhe kritikët e muzikës quhet edhe ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëreshë e Muzikës Shqipe’ e ‘Zonja Flutur’.
Përpos këngës Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.
Ajo ka sjellë disa kryevepra, një ndër të cilat është kënga “Baresha” e cila u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Nexhmije Pagarusha i ka lënë artit dhe muzikës shqiptre kryevepra të clat do të kujtohen dhe do të trashëgohen si perla ndër vite.