MY MELODY – KËNGËT MË TË PËLQYERA TË KËSAJ JAVE

Lajme

Kjo javë ka qënë plot surpriza dhe hyrje të reja muzikore. Pikërisht këto hyrje të reja muzikore “thyen” qetësinë e dy javëve që lame pas.

Në vend të parë qendron Flor Mumajesi, i cili u rikthye pas disa muajsh mungesë por edhe këtë herë tregoi që di të godasi fort me projektet që ai sjell.  “Thjesht të du” është kënga e tij më e re, e cila u pëlqye shumë dhe vetëm për pak ditë arriti të zërë fuqishëm vendin e parë.

Vendin e dytë e zë Mozzik me këngën e tij më të fundit “Dhelpër dinake”, një këngë e cila u përfol shumë të ishte një dedikim nga ana e këngetarit edhe pse ai vet e mohoi. Gjithsesi dedikim ose jo Mozzik ia doli të ishte një nga të preferuarit e kësaj jave.

2Ton sjell këngën “TT” një bashkëpunim me Tika.  Pas suksesit të “Gjithë jeten”, këngëtari është i vendosur të mos ndalet asnjë çast por të vazhdojë të jetë pjesë e klasifikimit me këngët e tij.

Një bashkëpunim tjetër zë vendin e katërt,  Majk dhe Capital T me “Hala”, dyshja vendosi të bashkojë sërisht fuqitë për të sjellë hitit e radhës dhe duket se e kanë arritur qëllimin sepse që në ditën e parë të lançimit të këngës arritën të fitonin zemrat e publikut.

Kida është në vendin e pestë me këngën e saj më të re “Mall“, një këngë kjo që po pëlqehet shumë nga publiku, si çdo këngë tjetër e Kidës.

Një këngë tjetër që vazhdon të kërkohet shumë prej muajsh dhe nuk mungon në kërkesat e My Melody është bashkëpunimi i Shyhrete Behlulit dhe Gold Ag “Vëlla e motër”.