MR X zbulon surprizat për vitin 2024: “Suksesi për këtë vit do të jetë i madh”

Lajme

Hazis Verca, i njohur me emrin e artit si Mr X, është një artist mjaft i talentuar i muzikës shqiptare. Ai ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2011 me pjesëmarrjen e tij në spektalin e njohur muzikor “Top Fest”.

“Dashuri e paharruar” ka qenë projekti i tij muzikor, përmes së cilës debutoi në tregun muzikor shqiptar, duke krijuar një impakt tepër pozitiv tek publiku.

Mr X ka vijuar të jetë tepër i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke publikuar projekte të njëpasnjëshme por njëkohësisht duke qenë i pranishëm edhe në shumë koncerte muzikore.#

Në një intervistë të dhënë së fundmi, artisti ka zbuluar më shumë për karrierën e tij si edhe rreth planeve për vitin e ardhshëm.

Melody tv: Me çfarë po merreni aktualisht? A keni ndonje projekt për të cilin po punoni?

MR X: Po kam një projekt, është një bashkëpunim me Stinen. Jemi në punë e sipër, urojmë që të ketë sukses pasi është një projekt i vecantë, një nga projektet që kam shum besim tek ai producent.

Melody TV: Si do e përshkruanit vitin 2023, sa i përket karrieres suaj muzikore?

MR X: Viti 2023 ka qenë një vit me sukses, po ashtu me koncerte. Disa projekte të reja dhe së fundmi me “Adrenaline”, të cilën si projekt e quaj mjaft të suksesshëm.

Melody TV: Nëse do të veçoje një këngë nga repertori juaj, cila do ishte ajo dhe pse konsiderohet speciale për ju?

MR X: Në fakt janë dy këngë të cilat janë tepër të vecanta për mua. Njëra është “Adrenalina ime”, bashkëpunimi me Stinen, i cili ështgë mjaft i suksesshëm, njëkohësisht edhe kënga më e klikuar. Një tjetër projekt, nje projekt tj po bashkpunim meështë “Ndjenja”, në bashkëpunim me Alban Asllanin, i cili është bërë shumë viral në “TikTok”, është një këngë dashurie, shumë special për mua.

Melody TV: Duke qenë se kryesisht këngët e teksteve i krijoni vetë, a ka ndonjë dedikim personal?

MR X: Kënga që ka një lidhje me një përjetim personal është ajo me të cilën kam marrë pjesë në “Top Fest 11”, në vitin 2014, e cila titullohet “Dashuri e paharruar”.

Melody TV: Nga 1-10, sa të suksesshëm e parashikon vitin 2024?

MR X: Për këtë vit që sapo ka hyrë, ka nisur me shumë punë. Do e konsideroja si shumë të suksesshëm. Dua të them dicka, ‘po të punosh fort dhe me ndjenja, suksesi për këtë vit do të jetë mbi 10’.

Melody tv: Nëse do të jepej mundësia të bashkëpunoje me një artist shqiptar, cilin do zgjidhje?

MR X: Atëherë ka shumë artistë të suksesshëm por unë do të vecoja Noizy, më shumë se punon fort. Gjithashtu edhe Dafina Zeqiri, MC Kresha, Ledri, Elvana por gjithësesi Dafina dhe Noizy, janë shumë të vecantë në tregun muzikor ndër vite. Gjithashtu edhe Sine.