Mozzik bën dedikimin special për Loredanën!

Lajme

Mozzik dhe Loredana janë ndarë tashmë prej muajsh por mesa duket reperi e ka ende mendjen e zemrën tek ajo.

Për Shën Valentin reperi publikoi këngën “A po rrin” dhe dukshëm teksti është dedikim për ish-partneren.

“Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi”, këndon Mozzik.

Ata kanë një vajzë me emrin Hana që në këngën e tij ai e quan ëngjellin e tyre.

Kujtojmë se në konfirmimin e ndarjes, vetë reperja asokohe tha se janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.