Mos Davidi po na sjell një projekt të ri muzikor ndryshe?!

Lajme

Një ndër artistët më të rinj në moshë, i cili po  gëzon suksese të shumta është David Dreshaj.

Projektet e tij muzikore pëlqehen nga të gjithë dhe ai pëlqen të eksperimentojë me video klipet, si dhe sjell një frymë të re në çdo projekt.

Nuk mund ta mohojmë faktin se Davidi shfaqet shumë aktiv nëpër rrjete sociale, duke postuar foto dhe video, por këtë herë ajo çfarë na ka tërhequr vëmendjen është rreshti i tij i fundit të postimeve, ku janë foto në të cilat ai duket shumë ndryshe nga çfarë e kemi parë.

Nga fotot me kuaj dhe një ambienti të qetë në natyrë, ai shfaqet në një pistë garash me makina. I veshur me të zeza, një bluzë të bardhë dhe xhaketë lëkure.

Një stil ndryshe ky nga Dreshaj që na bën të mendojmë nëse ai po përgatit ndonjë projekt të ri të cilin mund ta publikojë shumë shpejt.

Gjithsesi le të presim se çfarë fshihet pas kësaj.

Tags: , , , , , , ,