Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka emoconiuar ndjekësit e saj ditën e sotme përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo është ndjerë tepër nostalgjike për nënën e saj, e cila nuk jeton më dhe sigurisht mungesa e saj është e pazëvëndësueshme për këngëtaren.
Në videon e publikuar, Morena shihet së bashku me nënën e saj, kur ka qënë e vogël.
“Çkemi mami. Unë jam mirë por më mungon shumë. Kujdesu për veten”, shkruan këngëtarja e njohur bashkangjitur postimit të saj në Instagram.
Komente të shumta ka marrë ky postim i Morenës, ku përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur keqardhje për humbjen e nënës së saj.