Ylli dhe Bajram Ismaili kanë publikuar këngën e tyre më të re dedikuar miqve me titullin “Miqësitë në dilemë.
Kemi pyetur artistët se çfarë i ka frymëzuar për këtë këngë:
Melody: Një këngë me një mesazh të fortë për miqësinë, për miqtë e vërtet dhe largësinë. Nga e ka frymëzimin kjo këngë?
Në fakt frymëzimin kjo këngë e ka nga miqtë. Shoqëritë dhe miqësitë duhet të bëjnë shumë për njeri-tjetrin! Kudo dhe ngado që të jenë mos harrojnë njeri-tjetrin!
Melody: Ju këndoni bashkë por nga kjo këngë na jepni dhe mesazhin që keni një marrëdhënie shumë të fortë miqësore. Është vërtet kështu apo është vetëm kënga?
Po duke u nisur nga ne që ka shumë vite që bashkëpunojmë në mënyrë të shkëlqyer, po ashtu mendojmë të japim një mesazh për të gjithë shokë, miq dhe dashamirës që të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin!
Melody: Jetojmë në kohën e teknologjisë dhe kemi shumë shoke “teknologjike”, cili është mesazhi juaj për miqtë real, ata që i takojmë fizikisht?
Sa i përket mesazhit tonë për miqtë tanë është: të duan njëri-tjetrin, mos të harrojmë të mirat, të jemi mirënjohës dhe së fundi ju uroj së pari shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat pranë Familjes!
Këngën “Miqësitë në dilemë” mund ta ndiqni në Melody TV.