Mesazhi i Vidës për këngëtaret e reja!

Lajme

Je një nga këngëtaret që udhëton aq shumë saqë nuk po dimë më ku jeton vërtet në Shqipëri apo jashtë?

VIDA: Përshëndetje dhe respekte për ju dhe stafin tuaj të mrekullueshëm. Në fakt është pyetje me vend pasi as unë vetë nuk e përcaktoj dot. E kam thënë dhe në intervista të tjera nëse (larg qoftë bie tërmet) unë me siguri do jem në avion. Lëviz shumë mes Amerikës dhe vendit tone, e në Londër, Kanada e Europë.

Cili është koncerti apo eventi ku ke qënë e ftuar dhe të ka ngelur aq shumë në zemër saqë e kujton gjithmonë?

VIDA: Koncertet dhe eventet përveç lodhjes dhe përfitimit i shijoj pa masë, shkoj me qejf e këndoj me shumë qejf, ama koncerti më i bukur që do më mbetet gjatë në mendje është para një viti në Adelaide. Aty jam ndjerë aq mirë dhe ju jam borxhlie atyre njerëzve atje sa shumë dashuri më kanë dhënë!

Kush të njeh e di që je burim energjie që nuk shteron. Ku e gjen gjithë këtë energji?

VIDA: Jam e lumtur, ndjehem e plotësuar dhe këndoj me qejf e dashuri. Jam vetë natyrë energjike, marr e jap shumë dashuri.

Si një këngëtare me shumë eksperiencë, çfarë mesazhi do ti jepje këngëtareve të reja femra që kanë nisur karrierën muzikore?

VIDA: Këngëtareve të reja do ju thoja që ta bejnë këtë punë me shumë dashuri, të mos jene xheloze dhe të lënë mënjanë thashethemet. Thjesht të këndojnë bukur e të japin dashuri pafund.

Cila është fraza që i thua vetes çdo mëngjes para pasqyrës?

VIDA: Fraza që i them vetes! Faleminderit moj mam që më ke ba kaq yll (hahaha).  Faleminderit Zot për çdo gjë që më ke dhënë!