Elvana Gjata është padyshim një nga personazhet më të përfolura kohët e fundit për pjesëmarrjen e saj në Fest 58. Gjithashtu e dimë se ajo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me stilistin Valdrin Sahiti, të cilin ajo e quan vëlla.
Stilisti, i cili prej kohësh ka deklaruar se synon tregun ndërkombëtar të vipave të rëndësishëm të muzikës dhe jo vetëm, ka qënë stilisti i një prej divave të muzikës botërore Beyonce. Në fakt edhe Elvanën gjithmonë e krahasojnë me “mbretëreshën” e muzikës.
Dhe padyshim që, Elvana Gjata do të ishte shumë e lumtur për arritjen e “vëllait” të saj dhe madje këtë entuziazëm e ka shprehur dhe në story të profilit të saj në Instagram. Ajo që na bëri shumë përshtypje është shkrimi, i cili duhet të pranojmë që ka gabime të mëdha drejtshkrimore.
Të jetë kjo vallë pasojë e entuziazmit të madh që ajo ka provuar për suksesin e Valdrit apo duke qënë shumë kohë larg vendit ka harruar disa rregulla drejtshkrimore?
Sidoqoftë Beyonce duket yll me fustanin e frymëzuar nga Sahiti, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, “mbretëresha” jonë i ka dedikuar edhe këngë krijimeve të tij…