Më 9 qershor, Majk ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Kënga e dyshes mban titullin “Marr”, e cila shoqërohet me një videoklip shumë të bukur.
Majk çdo herë, projektet e tij i poston në kanalin e Youtube, i cili mban emrin e BabaStars, por me këtë këngë ndodhi ajo që nuk pritej.
Reperi duket se ka hapur kanalin e tij personal në Youtube, detaj ky që ngjalli shumë dyshime se çfarë mund të ketë ndodhur mes grupit.
Kujtojmë se kënga nuk është shpërndarë apo mbështetur nga asnjë faqe e tyre .
Nuk dihet ende arsyeja se përse ka ardhur ky vendim, ndoshta prej pjesëmarrjes së Ledrit në projekt, pasi dihet se raportet e grupit me të nuk janë fort të mira.
Mbetet akoma për tu konfirmuar largimi i tij, apo thjesht është një distancim i momentit…
Përpos dilemave të krijuara, “Marr” u pëlqye nga i gjithë publiku, kjo kuptohet nga postimet e shumta nëpër rrjete sociale si dhe klikimet në “Youtube”.