“Ma more…”?! Për çfarë dhe kë e ka Fifi?!

Lajme

Nëse flasim dhe mendojmë për thyerjet e zemrës dhe këngët e dashurisë, menjëherë na shkon mendja tek diva e baladave të dashurisë, Fifit.

Prej kohësh tashmë ajo ka qenë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram duke i mbajtur ndjekësit të informuar rreth saj, por asnjë postim rreth ndonjë projekti të ri muzikor, gjë të cilën të gjithë mezor e presim.

Por duket se pritja kaq ishte, pasi ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar projektin e saj më të ri të titulluar “Ma more”, ku sipas shkrimit të saj krahas video-s kjo këngë do të lançohet më shpejt se ç’mendojmë ne.

Një lajm i tillë na gëzoi padyshim, këngët  dhe zëri i saj arrijnë të prekin çdo qelizë të zemrën. Dhe sigurisht që kjo këngë është për të gjithë ata që janë zemërthyer dhe kanë humbur besimin tek njerëzit.

Por asgjë nuk ju ndalon dhe ju të tjerëve për ta dëgjuar dhe shijuar!

Tags: , , , , , , , , ,