“Lutuni për mua që të kthehem mirë”, aktorja shqiptare përballet me një sëmundje të re: “Shëndeti më tradhtoi prapë”

Lajme

Ditën e sotme, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm aspak të mirë.

Matoshi ka bërë të ditur se momentalisht po përballet me një sëmundje të re dhe si pasojë do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktorja nuk ka zbuluar saktësisht se për cfarë bëhet fjalë por në postimin e saj, ajo ka kërkuar lutjet e të gjithë ndjekësve të saj që të rikthehet shëndosh e mirë.

Edhe një tjetër … Në çastin që e ke zbuluar se kush është armiku yt, gjysmën e betejës e ke fituar. Dhe unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq. Ata që t’i rrahin krahët e të qeshin në fytyrë, po të shkelin e poshtërojnë pas shpine. Shëndetin kur të tradhton atëherë kur mendon që je e gatshme të mbash një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hapur gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë qeshur më shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia. Sonte po dua të gëzoj të gjithë këto zemra të liga, si edhe të shqetësoj shumë zemra të buta prej madhështie njerezore, duke iu dhënë lajmin se prej disa kohësh jam përballur me një sëmundje të re. Që të jeni në dijeni, problemi im ka kohë që ka filluar, para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kam lejuar që të kem vizita mjeksore në ditët kur kemi patur mbledhje në Kuvend dhe në komisionet ku jam përgjegjëse. Kam qenë prezente për të gjithë por jo për vetën. Shëndeti më tradhtoi prapë. Të gjithë po mendoni se kjo është shenjë që dueht të ul ritmin e jetës dhe angazhimet. Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmitë e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshem, shoqërinë që më duan. Edhe juve me maska. Të gjithëve, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija dhe më të dashurve, për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrohem në spital për t’u kthyer prapë.
Inatin, urrejtjen, e vrerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju dua shumë! Më shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, por për t’u kthyer. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen po jua kthen në dashuri. Po shkoj. Ju lutuni që unë të kthehem mirë. Unë po lutem që t’ju gjej më mirë se kurrë më parë.”