Lumnije Menxhiqi në “Top 5”

Lajme

“Top 5” mbyllet këtë javë me një artiste me një zë shumë të ëmbël, Lumnije Menxhiqi.

Ajo nuk e ka ndalur kurrë pasionin e saj për muzikën, edhe pse prej shumë vitesh jeton me familjen e saj në Belgjikë.

E rritur me muzikën, nga një familje artististësh, ajo është e kujdesshme që këngët e saj të kenë një mesazh të bukur për këdo që i dëgjon.

Ja cilat janë sipas Melody TV 5 këngët më të mira të saj të renditura nga vendi i pestë në të parin:

5.“Në heshtje të dashurova”

4.“Tinzisht ike”

3.“Dashuri e përjetshme”

2.“Ku je”

1.”Të dua”

Këngët e plota mund ti ndiqni në Melody TV sot, ora 20:00.