Luana është Kylie Jenner e Shqipërisë, sipas Luanës

Lajme

Luana Vjollca e cila është një ndër personazhet televizive më të përfolura dhe të ndjekura në mediat sociale, shpesh herë e kanë krahasuar me Kylie Jenner për veshjen e saj.

Por mesa duket nuk qenka vetëm kaq!

Luana jo vetëm që e ndjek dhe e pëlqen por madje prezantohet edhe si Kylie Jenner e Shqipërisë!

Në një video të postuar në Youtube nga Eric Tabach, i cili ka vendosur që ti shkruajë personave të famshëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mesa duket për Shqipënë vendi si personi më i famshëm i përket Luana Vjollca. E vlerësuar kjo nga numri i ndjekësve të saj.

Ai i ka shkruar: “Kush je ti?”

Luaa ka befasuar me përgjigjen e saj:

“Unë jam Kylie Jenner i Shqipërisë” – ka thënë ajo.

   

Epo nëse do ta mendojmë pak më thellë këtë gjë… Kylie Jenner, vetëm 22 vjeçe dhe konsiderohet bilionerja më e re me të ardhura nga biznesi i saj dhe vlera e saj neto konsiderohet në 1B $.

Ajo ka fituar gjithashtu çmimin “America’s Self-Made Women 2019” (Çmim për të pasurit të cilët e kanë krijuar pasurinë e tyre nga puna dhe jo të trashëguara).

Të ardhurat e saj ajo i ka krijuar nga biznesi i kozmetikës, Kylie Cosmetics është një ndër markat më të famshme në USA dhe jo vetëm.

Ndërkohë, Luana Vjollca është moderatore në Top Channel, këngëtare dhe gjithashtu ka një biznes veshjesh të cilin e reklamon në rrjetet e saj sociale.

Të jetë vallë edhe vlera e Luana Vjollca 1B $??