Lorik Cana publikon videon e bashkëshortes italiane duke qëndisur flamurin shqiptar

Lajme

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, i tërhequr nga futbolli aktiv ka publikuar së fundmi një video mjaft të bukur ku tregon se edhe në martesën e tij me një grua italiane, simbolet patriotike janë ato më kryesoret.

Në rrjetet sociale, Cana ka publikuar një video ku shihet bashkëshortja e tij teksa qëndis një flamur shqiptar. Ai mes të tjerash, e pyet gruan e tij se kush është Marigona e cila qëndisi flamurin kuqezi që u të ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912.

“Monika në versionin Marigona… Monika, a e di kush është Marigona?”– pyet Cana gjatë videos së publikuar në instagram.

Top Channel