Ledri dhe Kanye?! Çfarë po ndodh?!

Lajme

Këngëtari shumë i dashur për të gjithë, Ledri Vula ka qenë një ndër këngëtarët më të kërkuar të verës. Pothuajse çdo natë Ledrin e shihje nëpër koncerte, me raste dhe dy në natë, por mesa duket ai ka vendosur të marrë disa ditë pushim për të qëndruar pranë familjes së tij teksa shijon bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Sara dhe Ledri njihen si një ndër çiftet më me humor që ka showbiz-i shqiptar dhe këtë herë humori i tyre ka përfshirë dhe reperin me famë botërore, Kanye West.

Instagrami-it i është shtuar një filter ku në të cilin duket se je duke folur në FaceTime me Kanye, ku ky i fundit shfaqet duke u argëtuar me shoqërinë e tij. 

Këtë video e postoi Sara në Instagramin e saj, ku sigurisht nuk mungonte dhe vogëlushja e tyre, Poem.

Tags: , , , , , , ,