Ledri dhe Dafina pas kaq kohësh sërish bashkë!

Lajme

Përveçse ish-partnerë në jetën reale, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë sërish dhe në muzikë.

Kujtojmë se para disa vitesh dyshja ka publikuar një numër të konsiderueshëm këngësh së bashku të cilat ktheheshin në hite shumë shpejt.

Kujtojmë se projekti i tyre muzikorë më i fundit, ishte një bashkëpunim me Lumi B, titulluar “Aman”.

Por nuk mbetet me kaq pasi pas kaq shumë vitesh, Ledri dhe Dafina shihen sërish bashkë në skenë, e kjo ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një nga clubet e Kosovës.

Jemi të gjithë kurioz se si ndihet Sara për këtë gjë, edhe pse ajo ka shprehur se nuk është aspak xheloze dhe se me Dafin ka raporte të mira.

Tags: , , , , , , , , ,