Lajme të mira për shtimin e popullsisë në Shqipëri

Lajme

Në këtë periudhë kemi dëgjuar lajme për shumë personazhe të njohur të cilët kanë dhënë lajmin e bukur se janë në pritje të ëmbël.

Sipas parashikimeve, një ndër “pasojat” e karantinës do të jetë gjithashtu shtimi i shtatzanive. Revista Anabel ka publikuar një listë të disa prej emrave të njohur të cilët kanë dhënë lajmin e bukur:

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, në ditën e tyre të lindjes kanë zbuluar lajmin e bukur se çifti është në pritje të një bebeje. Ata kanë shpallur lidhjen e tyre në shkurt të vitit të kaluar dhe tashmë janë janë gati për një hap të rëndësishëm. Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, ajo ka një djalë me emrin Joni nga martesa e saj, ndërsa për Eduartin ky është fëmija e parë.

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali. Për ta kishte kohë që kishte thashetheme, deri sa u konfirmua nga çifti. Klea është në fund të shtatëzanisë,

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen prindër të një vajze. Ata i thanë “Po” njëri – tjetrit vjet dhe tani do të mirëpresin antaren më të re të familjes.

Pejana Elezi dhe Kledi Bahiti, ditën e ditëlindjes së tij Pejana zbuloi se çifti është në pritje të ëmbël me një dedikim:

“Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje,” shkroi ajo.

DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda, do të bëhen prindër për herë të dytë. Shtatzëninë e zbuloi Amanda në një seri postimesh në Instagram, ku postoi edhe një foto me një palë sandale për vajza, duke zbuluar kështu gjininë e bebit. Viki dhe Amanda janë prindër të vogëlushit Alen dhe janë bashkë prej vitesh.

Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela, do të bëhen prindër për herë të dytë. Këtë lajm e konfirmoi ai gjatë emisionit “E diela shqiptare”. Ata janë prindër të një vajze, Ajër.

Moderatorja dhe ish banore e “Big Brother”, Alba Çobaj ka zbuluar dy lajme shumë të bukura nga jeta e saj private, atë që është martuar me partnerin e saj prej 3 vitesh, Migelin, dhe që janë në pritje të një vajze. Çifti ka vendosur që lajmin e shtatëzanisë ta publikojnë tani që ajo është fazën e fundit dhe së shpejti do të mirëpresin vogëlushen.

Sigurisht, këta janë vetë disa prej personazheve të njohur që mund të përmëndim.

Urime!