Labinoti për Leonora Jakupi: Shyqyr që paskan bërë një lajm për ty…

Lajme

Labinot Tahiri bëri një deklaratë në lidhje me situatën që po kalojmë dhe si po ndikon dhe si do të ndikojë tek artistët.


Kjo deklaratë e tij duket se nuk është pëlqyer nga kolegia e tij Leonora Jakupi e cila i është përgjigjur:

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar ajo.

Por Labinoti nuk e ka lënë me kaq dhe i është përgjigjur:

Nuk ka vonuar shumë dhe Labinoti ka vendosur të kundërpërgjigjet.

“E bre Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë skena çka flasim ndoshta më njeh, e aty kam reagu për diçka që se paske kuptuar se sa për raste me të varfëra që ka Kosova e që si din as Shteti e unë i di e merren me to, ti vetëm në TV mundesh me i pa! Harrova me të thënë mbase spo me përkraheshe mire, ke ba se tash mbas teje nuk dalin as kolegët e tjerë. Ditën e mirë Leonorë”, ka shkruar ai.


Mesa duket marrëdhëniet midis dy kolegëve qënkan pak të acaruara.

Të presim përgjigjen e Leonorës tani…