Projekti “La Familia” ka arritur të shndërrohet brenda një periudhe të shkurtër kohore, në këngën më të preferuar të publikut shqiptar.
Djemë e “Missing Link Entertainment”, Romeo, Fibo, Soze, B1N0 & B.O.K. kanë goditur në shenjë me projektin “La Familia”, të cilës nuk i reziston dot pa kërcyer.
Java e tretë e hyrjes në “The Top List” e pozicionon këtë projekt muzikor në vendin e 4-t, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën shqiptare, e cila përbëhet nga 100 këngë.
Nëse do të arrijë ta rrëmbëjë vendin e parë kjo këngë, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim, kështu që mos harroni të jepni mbështetjen për shqipet, të cilët edhe pse jetojnë jashtë, kokën e kanë në vendin e tyre të lindjes. Votoni ketu.