“Kujt ia bën me sy”, Ylli Baka dhe vëllezërit korçarë në një super bashkëpunim

Lajme

Njëri është nga Memaliaj i Tepelenës, ndërsa 2 të tjerët janë vëllezërit më të famshëm korçarë, që janë bërë së bashku në Gjirokastër, sepse pikërisht aty kanë edhe xhiruar edhe videoklipin e tyre të parë së bashku, “Kujt ia bën me sy” një këngë e cila deri tani ka qenë një sukses i vërtetë.

Për realizimin e klipit ata nuk kanë zgjedhur as Tepelenën e as Korçën por zgjodhën një zonë “neutrale”, Gjirokastrën. Duke treguar se pse e zgjodhën këtë qytet vëllezërit korçarë ndajnë edhe një detaj interesant, figurantët e klipit të tyre janë turistë të cilët teksa i dëgjonin duke kënduar kishin filluar të kërcenin.