Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri, së fundi ka sjellë hite të njëpasnjëshme.
Ajo po ashtu ka publikuar edhe albumin e saj “The Absolute”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.
Por, duket se këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi në rrjetet sociale të saj ajo ka publikuar një tjetër projekt muzikor, i titulluar “Ku ma le forcën”.
Si gjithmonë, artistja nu ka zhgënjyer aspak as edhe me këtë projekt muzikor, i cili që në momentet e para të publikimit, ka rezultua tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.