Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.
Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani.
Këngëtari i dashur për publikun sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte dhe klipi. Në “Frymë”, Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me një videoklip mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Kjo këngë do të mbetet si një kujtim i paharraueshëm i tyre kur të vijë në jetë dhe vogëlushja. Ndiqeni më poshtë këngën më të re të Luizit, “Frymë”.