Komentet më pikante për festivalin

Lajme

Kryefjala e këtyre ditëve në të gjitha portalet online është festivali i këngës Fest 58-të.

Shumë komente lidhur me festivalin, organizimin, moderatoren Alketa Vejsiu, këngëtarëtarët, performancat, të ftuarit etj, por jo të gjitha pozitive.

Kanë qënë shumë të komentuara postimet ironike të Olti Curri i cili ka qënë shumë aktiv duke e ndjekur dhe komentuar gjatë gjithë kohës si dhe Revistat Anabel dhe Revista Class.

Disa nga komentet më pikante po i shfaqim me poshte:

Gjithashtu dosja.al ka shkruar:

“Kujtojmë që për prej momentit kur u bë me dije se ky Festival do organizohet na dyshja Grabocka-Vejsiu, pati shumë zëra pasi u  zbulua që Elvana Gjata do të jetë edhe fituesja e këtij viti, gjë që shkaktoi shumë zhurmë.

Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.”

Edhe pse shumë e komentuan Elvanën nisur nga ngjarja e më parshme e shpalljes fituese e saj para mbarimit të festivalit, Revista Anabel e ka komentuar si një këngë ngjitëse dhe performancë shumë të mire:

“Në dallim nga lista paraprake që u bë publike pak ditë më parë, Elvana Gjata performoi e teta natën e parë të “Festivalit të Këngës.”

Nëse kënga ju duk ritmike kur e dëgjuat për herë të parë, është absolutisht ngjitëse kur e dëgjon të performuar në skenë.

Elvana u ngjit në skenë e shoqëruar nga një trupë e plotë baleti fillimisht e përbërë vetëm prej vajzash që kërcenin gjithë energji rrotull saj. Elvana goditi në shenjë me gjithçka: me performimin, veshjen, grimin, kërcimin, energjinë e çdo gjë tjetër.”

Epo kot nuk thonë “secili ka mendimin e vet”, por të shohim sot në natën finale se cili do të jetë fituesi i festivalit.

Dhe ti mendon se kush do të jetë fituesi i festivalit?