Kjo këngë e Amardës është pranë çdo vatre dashurie!

Lajme

Çfarë ju kujton “Valsi Dashurisë”?! Sigurisht që hitin e padiskutuar të këngëtares shumë të dashur dhe të talentuar, Amarda.

Një projekt i cili u përqafua menjëherë nga të gjithë dhe tashmë është i pranishëm në çdo dasëm apo vend ku mbizotëron dashuria.

Vetë Amarda ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook nga një event i saj, ku shfaqet duke kënduar këngën e saj “Valsi Dashurisë” dhe krahas videos së publikuar ka shkruar disa rreshta të cilat të falnin shumë emocion…

Valsi Dashurisë një nga hitet e mija. Kjo është kënaqësia ime kur çiftet e kërcejnë në çdo dasmë. Faleminderit që me këngën time kërceni kërcimin tuaj të Dashurisë. Këngët duhet të jetojnë gjatë. Nuk jam e interesuar për views as për fitime në YouTube. Më mjafton që këngët e mija të mbeten në breza sepse ajo çka dua të sjell është kulturë.

Tags: , , , , , , , , ,