Këta artistë vërtetuan se muzikën nuk ka asgjë në botë që e ndalon!

Lajme

Me fillimin e pandemisë, cdo gjë u paralizua dhe madje si një ndër fushat më të prekura të ekonimisë u cilësua muzika, e cila ende nuk është kthyer në normalitet.

Përpos gjendjes së vështirë që ende po kalon, shumë artistë nuk u ndalën së bëri atë që dinë më mirë, të prodhojnë muzikë për publikun e tyre të dashur.

Ndërkohë që u mendua se artistët nuk do publikonin këngë të reja, pasi realisht nuk do merrnin fitime prej tyre, ata vërtetuan të kundërtën, duke publikuar muzikë për të kënaqur shpirtin e publikut dhe për të harruar sadopak gjendjen të cilën e gjithë bota po kalon.

Këta janë disa prej artsitëve që na vërtetuan se muzika nuk bëhet vetëm për fitime personale por përtej saj, për të lehtësuar gjendjen shpirtërore.

Devis Xherahu dhe Santi ishin ndër dyshet e para që bënë publike bashkëpunimin e tyre menjëherë sapo karantina filloi. “Nuk e kuptoj” është kënga e publikuar në marsin e këtij viti, të cilën dyshja nuk mundi ta këndonte nëpër evente por publiku e shijoi në maksimum duke e dëgjuar në platfromat televizive.

Eglantina Toska ishte një ndër artsitet që erdhi pranë publikun me një projekt të ri muzikor në muajin qershor dhe bëhet fjalë për këngën, “Mos luaj me mua”. Pavarësisht se artistja ende po shijon pushimet, duke mos patur asnjë event, sërish nuk u ndal së prodhuari muzikë.

Edlira Arifi dhe Gjin Don është një tjetër dyshe që pandemia nuk e ndali aspak të publikonte projektin “Vajza e Tiranës e djali i Mirditës”. E publikuar në qershorin e vitit 2020, kjo këngë rezultoi mjaft e pëlqyer nga publiku.

Ervis Behari është një tjetër artist që me zërin e tij kënaqi publikun qershorin e këtij viti. “Zotrote” është projekti muzikor i publikuar në këtë periudhë pandemie.

Qershorin e këtij viti, dy artistet e dashura të publikut shqiptar publikuan “Dashuria apo Shoqëria”. Greta Tafa dhe Driselda Kanina i dedikuan një këngë dashurisë dhe shoqërisë, duke dhënë një mësim të mirë për marrëdhëniet mes shoqërisë.

Min3, i cili është një artist që jeton në Itali, gjithashtu vendosi që korrikun e këtij viti të sillte një projekt mjaft origjinal, të titulluar “RHLM“.

Nexhip Dida dhe Mediu bashkuan fuqitë në muajin korrik për këngën “Kalaja e Dodes”. Pavarësisht se dyshja e pati të pamundur ta performonte nëpër evente të ndryshme, sërish banorët e Kalasë së Dodës, vecanërisht janë ndjerë krenarë për këtë publikim.

Herta Toska iu desh të bënte debutimin e saj muzikor pikërisht në vitin e pandemisë. “Je si drita” është kënga e saj e parë, e cila rezultoi mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Eli Malaj publikoi në fund të muajit korrik këngën “Ty Shkodër”, një këngë që të bën të biesh dashuri me këtë qytet kaq të bukur shqiptar.

Dritan Jashari, edhe pse nuk mundi të ishte i pranishëm nëpër dasma, dëshira për të realizuar muzikë nuk e dali dhe kështu në korrikun e këtij viti publikoi “Kenge per Milazim Markun”.

Gentjana Gjergji është padiskutim një ndër ëmbëlsirat e këtij sezoni veror. Edhe pse nuk ka mundur të japë koncerte, kënga e saj “Oj Dashni” ka marrë popullaritetin e duhur.

Brajan, një artist i ri në moshë por mjaft i talentuar, gjithashtu vendosi që në korrikun e këtij viti të vinte me një projekt muzikor dhe është kënga “Aman”, për të cilën bashkëpunoi me Aldo Musakun.

Lumnije Menxhiqi dhe kënga e saj “Bashkë Gjithmonë” ishte në ndër këngët që i duhej patjetër kësaj periudhe të vështirë që njerëzia po kalon. Dashuria është ajo që njeriut i duhet në cdo moment dhe Lumnija e ka treguar këtë gjë më së miri përmes kësaj kënge.

Altin Shira, një artistë me shumë vite karrierë, nuk ka hasur ndonjëherë periudhë kaq të vështirë sa i përket muzikës por pavarësisht kësaj, ai nuk i harroi fansat e tij dhe publikoi “Syte e tu“, një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Romeo,Fibo,Soze,B1NO, BOK janë djemtë e “Missing Link Entertainment”, të cilët të ndodhur në një ndër vendet më të prekura të pandemisë, sërish nuk u ndalën dhe bashkuan fuqitë për një ndër këngët më të votura të “The Top List”, “La Familia”.

Roland Gjergji është gjithashtu një artist që debutimin e tij muzikor e zgjodhi ta bënte në një periudhë mjaft të vështirë, për shkak të pandemisë. Pavarësisht kësaj, Rolandi ka ditur si të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar, duke nxjerrë këngën me titull “Dashnia”.

David Dreshaj ka publikuar një prej projekteve më profesionale derimë tani dhe bëhet fjalë për “Nuk e dua”. Pavarësisht se është i ndaluar të performojë në klubet e natës, publiku po e kërcen pafund në ambjentet e shtëpisë dhe kudo që e dëgjojnë.

Fatmir Sufa dhe Mandi vendosët ta mbyllnin këtë sezon veror nëpër plazhet e bukura të vendit me këngën “Habibi”. Edhe pse të pamundur të marrin pjesë nëpër evente të ndryshme, sërish kjo këngë ka fituar një popullaritet të madh.

Sabri Shehi është një tjetër artist që nuk mori parasysh pasojat e Covid-19, por edhe me një dedikim mjaft të bukur, të titulluar “Per Ty”.