Ky muaj ka qënë padiskutim një ndër më të bukurat e këtij viti dhe kjo për shkak të festave të 28-29 Nëntorit.
Edhe pse nuk është festuar ashtu sikurse kjo festë e meriton, sërish në rrjetet sociale është ndjerë festa virtuale, teksa të gjithë shpërndanin shqiponjën dykrenare.
Të gjendur në një situatë të vështirë, artsitët nga janë ndalur nga asgjë, për të prodhuar muzikë të bukur, duke i dhënë më shumë kuptim festave.
Ja disa prej këngëve që zbukuruan muajin Nëntor
Bekim Ibrahimi është një artist që nuk ka ngurruar t’i bashkohet festave me këngët e tij. “Gjuha shqipe si mjalt n’hoja” dhe “Jam sheqer Kosove, ti je mjalt Shqipnije” janë dy këngët që janë rikthyer në qendër të vëmendjes, duke u kërkuar pafund në programacionin e Melody TV.
Brajan është një artist i ri por mjaft i talentuar në tregun muzikor shqiptar. Si një shqiptar i vërtetë, Brajan i është bashkuar muajit të shqiptarëve me këngën, “Jena Shqiponja”, e cila të bën të ndihesh krenar se herë që e dëgjon.
Ashtu sic është kishte premtuar, Herta është rikthyer me një instrumental në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë dy këngë mjaft të njohura dhe të pëlqyera nga publiku shqiptar. “Baresha” dhe “Këngë Moj” janë dy projektet muzikore që të bëjnë të të rrahë zemra fort sa herë që i dëgjon, sidomos e sjellë me aq profesionalizëm në një instrumental.
Zana Mustafa është një tjetër artiste që ka zbukuar muajin e bukur të festave, duke sjellë një dedikim të zjarrtë për Shqipërinë e Madhe. “Kosovë- Shqipni” është kënga e publikuar pak javë më parë, e cila është shdnërruar në një ndër këngët më të preferuara të publikut shqiptar.
Ylfet Tafaj ka vendosur të sjellë një këngë për të gjithë gurbetqarët në këtë muaj të shqiptarëve, me titullin “Gurbeti”. Të gjendur larg Shqipërisë, malli për vendlindjen e tyre nuk shuhet asnjëherë prandaj dhe kjo këngë është një arsye më shumë për t’u dëgjuar gajtë këtyre festave.
Të gjitha këto këngë mund t’i dëgjoni në Melody TV