Këngëtarja shqiptare nuk kursehet me fjalët e ëmbla për djalin e bashkëshortit të saj

Lajme

Eni Koci dhe Genc Prelvukaj pranuan romancën e shumëpërfolur gjatë festës së vitit 2018 “Op Labi Part”. Në vitin 2019-të, çifti i njohur konfirmoi lajmin se i kishin dhënë fund beqarisë, me një set fotografik të publikuar në rrjetet sociale.

Në tetorin e vitit të kaluar, Genci dhe Eni u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Adea.

Nga ana tjetër, Genc Prelvukaj është gjithashtu babai edhe i një djali adoleshent, të quajtur Gjin. Pavarësisht se është përpjekur që ta mbajë atë sa më larg vëmendjes së publikut, ai rrallë herë poston fotografitë e të birit.

Disa kohë më parë, në një komunikim me fansat e saj, Eni ka zbuluar më shumë për marrëdhënien që ka me djalin e bashkëshortit të saj, nga një lidhje të mëparëshme, duke u shprehur:

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim”.

Dhe ditën e sotme, këngëtarja e njohur e ka vërtetuar më së miri lidhjen e veçantë që ka me Gjinin, duke e uruar me fjalët më të bukura për ditën e tij të lindjes.

Eni ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet së bashku me Gjinin dhe bashkangjitur shkruan:

Gëzuar ditëlindjen për djalin më të mirë që ka familja Prelvukaj”.

Një urim i vecantë nuk ka munguar edhe nga Genci, i cili ka publikuar disa foto bashkangjitur ka shkruar:

“Në ditën e 30 nëntorit më erdhi në jetë Gjini, për ta bërë jetën time më bukur dhe më të pasur. Kemi kaluar mjaft ditë të mira bashkë e uroj të kemi aq jetë për të kaluar edhe mijëra të tjera”.

“Jam krenar me Gjinin në çdo sekondë të jetës. Eshtë më i dashur, më i qetë dhe më i mirë se unë. Prania e tij në jetën time është bekim, për më tepër dhurata më e bukur që njeriu mund ta ketë në jetë”.

“Uroj të bëhesh plak me mjekërr Gjin! Të burrërosh e të rrugëtosh me besë e me ndere gjithë jetën. Por mbi të gjitha të jesh shqiptar i mirë çdo herë”.

Une, Adea dhe Eni te duam pafundësisht.