Gjatё transmetimit tё drejtpёrdrejtë tё programit “My Melody”, kanali televiziv Melody TV ka startuar me shpalljen zyrtare tё kandidaturave pёr klasifikimin mё tё rёndёsishёm tё vitit 2019 nё zhanrin e muzikёs folk-pop,” Melody TV Awards 2019″.
Emocionet kanё filluar me kandidaturёn e parё tё prezantuar, “Kёngёtarja e vitit” . Sipas performancёs sё artistit gjatё vitit 2019 por mbi tё gjitha sipas votimeve tё publikut, artistet e nominuara nё kёtё kategori janё:
AMARDA , e cila ka patur njё vit tё suksesshёm me dy super kёngё tё prezantuara nё treg, “Valsi i dashurisё” dhe “Zemёr”.
VIDA KUNORA, ka ndezur çdo aktivitet tё sajin e ëdo zemёr tё publikut me hitin e saj “Ndize”.
EGLANTINA TOSKA, ёshtё rikthyer fuqishёm gjatё kёtij viti me prezantime tё kёngёve njёra pas tjetrёs si “Elbasani i bukur”, “Katjushka dhe Gajdja”, “Shqiptaren se bo nona”.
GERONA, hiti i saj “Falma” ka qenё njё melodi pёr kёtё vit e kёnga “Je t’aime” ёshtё dёgjuar e stёrgjuar nga publiku shqiptar nё tё gjitha kanalet mediatike.
LUMNIJE MENXHIQI, falё votave tё publikut dhe falё dy baladave tё saj tё mrekullueshme “Tё dua ty” dhe “Ku je” ёshtё e nominuar nё kёtё kategori.
XHESI, kёngёtarja mё e re nё tregun muzikor dhe mё e vogla nё moshё, bёhet pjesё e kёsaj kategorie nё sajё tё sygjerimeve tё shumta tё publikut.
Por cila prej tyre do tё zgjidhet si “Kёngёtarja e Vitit” nё Melody TV Awards 2019?
Kёtё e keni nё dorё ju! Njё koment nё rrjetet tona sociale pёr artistin tuaj tё preferuar apo njё klikim pёr votё nё faqen tonё tё web: melodytv.al.