Këngëtarja e njohur Fifi konfirmon publikisht lidhjen e saj të re!

Lajme

Fifi është padyshim një ndër artistet më të përfolura në media, sidomos pas eksperiencës së saj në edicionin Big Brother Vip Albania.

Këngëtarja e njohur është komentuar shumë herë për jetën e saj personale. Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie. Por mesa duket gjithçka u zbulua. Tashmë këngëtarja nga Ferizaj duket se e ka gjetur shpirtin binjak dhe këtë e ka bërë publike në një koncert që ka mbajtur së fundmi në Durrës.

Në një video të publikuar nga ‘IconStyle’,  Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi gjatë kohës që ajo ishte duke performuar në skenë, teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Kujtojmë që Adis Patushi nuk është i panjohur për publikun, ai është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë.