Këngët më të pëlqyera në muajin Maj

Lajme

Muaji Maj ka qënë muaji i rifillimit të publikimit të projekteve të reja, të cilat ishin ndalur si pasojë  masave parandaluese të Covid-19.

Projektet e reja  kanë sjellë gjithashtu ndryshime në klasifikimin në The Top List.

Top Awards ka publikuar ndryshimet dhe mbylljen e muajit Maj për listën e këngëve më të p%lqyera shqip.

Stresi dhe projekti i tij “Loco” ishte absolutisht kënga më e dëgjuar gjatë dy muajve të fundit dhe këtë e vërteton më së miri fakti se reperi i dashur i publikut shqiptar ka qëndruar në krye të “The Top List” për 8 javë rresht.

Fundi i muajit sollli ndryshime sa i përket kreut të listës pasi për dy javë rresht projekti i shumëpërfolur i Alban Ramosaj, “I Nat Ma Fal” ka zënë vendin e parë, duke e zhvendosur “Loco” në vendine dytë.

Stresi vazhdon të jetë në zonën e nxehtë të klasifikimit me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë pikërisht për “Two Shots”, bashkëpunimi me MKR dhe Anxhelo Koci, projekt i cili për disa javë rresht ka mbajtur vendin e dytë.

Bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, “Për një dashuri” vazhdon të jetë një ndër këngët e preferuara të publikut shqiptar, duke qëndruar kryesisht në zonën e nxehtë të listës dhe që për këtë javë mban vendin e tretë, edhe pse ka 15 javë që është pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards“.

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm ka rezultuar gjithashtu “Edhe ti” e Tayna dhe Mozzik, i cili për këtë javë i është shtuar “Top 5”, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

The Top List keni mundësi ta ndiqni në Melody TV me të 100 këngët e plota sot në orën 18:00.