Këngët më të pëlqyera ndër vite nga të dashuruarit për Shën Valentin

Lajme

Në ditën e të dashuruarve si çdo vit disa artistë e zgjedhin si ditën për të promovuar balada dedikuar dashurisë.

Siç është provuar edhe më parë shqiptarët I kanë qejf baladat, kështu që edhe këngëtarët I pështaten dëshirave të tyre duke sjellë vazhdimisht këngë të tilla.

E kur më mirë se ditën e Shën Valentinit mund të publikojnë balada…

Këtë vit kemi patur shumë këngë për Shën Valentin.

”Top Awards” na ka rikujtuar disa nga këngët më të pëlqyera ndër cute.

Në vitin 2016 ka qënë Mc Kresha që ka qëndruar në vendin e parë me këngën Era“, një “remake” që u shndërrua në një hit të padiskutueshëm, e cila dëgjohet edhe sot.

Në vitin 2017, besojeni apo jo, java e të dashuruarve i përkiste reperit Stresi, i cili di shumë mirë t’i këndojë dashurisë por kënga e atij viti nuk kishte të bënte me dashurinë. Bëhet fjalë për Mos u dorzo”, një këngë që është publikuar në kohën kur Stresi sapo kishte dalë nga burgu.

Butrint Imeri ka qënë artisti që ka kryesuar kalsifikimin e “The Top List” në javën e të dashuruarve në vitin 2018. Ka qënë pikërisht kënga “Xhanëm, për të cilën artisti është shprehur se është një dedikim për një nga ish të dashurën e tij.

Renditja e vitit 2019 ka qënë vërtet surprizë për javën e të dashuruarve pasi vendin e para e ka zënë Bakllava, bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Gjikos, një këngë që nuk ka aspak lidhje me të dashuruarit por fansat ishin ende duke shijuar shijen e bakllavasë.

Java e Shën Valentinit këtë vit i përket “Piano Rap”, projekti më i fundit i Ledri Vulës. Duket se edhe këtë vit, votuesit e “The Top List” nuk kanë qënë të dashuraur mjaftueshëm për të votuar një këngë dashurie por kanë zgjedhur “Piano Rap”, një këngë më shumë psikologjike për jetën.